LAJMI I FUNDIT:

Nuk respektuan vendimet lidhur me COVID-19, policia arreston 13 persona

Nuk respektuan vendimet lidhur me COVID-19, policia arreston 13 persona
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 13 persona të cilët nuk zbatuan vendimet e marra për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Në Prizren u arrestuan pesë, në Gjilan dy, në Mitrovicë dy, në Pejë një dhe në pikat kufitare tre persona.


Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Fsh. Fshati i Ri, Viti, 19.05.2020 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte hapur qendrën sportive ku ishin takuar duke luajtur futboll disa persona në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fsh. Sadovinë e Qerkezëve, Viti, 19.05.2020 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte hapur qendrën sportive ku ishin takuar duke luajtur futboll disa persona në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Brigada 123, Suharekë19.05.2020 – 21:30. Raportohet se para lokalit të një mashkull kosovar janë grumbulluar disa qytetarë në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Policia ka intervenuar duke i shpërndarë qytetarët, ndërsa pronari i lokalit është intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Hasan Prishtina, Suharekë, 19.05.2020 – 21:35. Raportohet se para lokalit të një mashkull kosovar janë grumbulluar disa qytetarë në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Policia ka intervenuar duke i shpërndarë qytetarët, ndërsa pronari i lokalit është intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Hasan Prishtina, Suharekë, 19.05.2020 – 21:37. Raportohet se para lokalit të një mashkull kosovar janë grumbulluar disa qytetarë në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Policia ka intervenuar duke i shpërndarë qytetarët, ndërsa pronari i lokalit është intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ali Pashë Tepelena, Suharekë, 19.05.2020 – 21:40. Raportohet se para lokalit të një mashkull kosovar janë grumbulluar disa qytetarë në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Policia ka intervenuar duke i shpërndarë qytetarët, ndërsa pronari i lokalit është intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Sheshi Shadërvan, Prizren, 19.05.2020 – 21:45. Policia gjatë një kontrolli ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk kishte respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Lubozhdë, Istog, 18.05.2020 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjtit nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Afrim Hajrizi, Mitrovicë, 18.05.2020 – 23:50. Raportohet se para lokalit të një mashkull kosovar janë grumbulluar disa qytetarë në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndaj pronarit të lokalit me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë.

Rr. Afrim Hajrizi, Mitrovicë, 19.05.2020 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nuk i kishte respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, duke shërbyer në lokalin e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Novosellë, Kamenicë, 19.05.2020 – 02:00. Tre të dyshuar meshkuj kosovar derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë janë ndaluar nga njësiti policor dhe është konstatuar se ata kishin lëvizë duke mos e respektuar vendimin e Ministrisë. Ndaj të dyshuarve me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe të njëjtit pas kontrollit mjekësor janë dërguar në karantinë në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori