eksperti ad

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë arrestuar 25 persona, të cilët nuk kanë respektuar orarin e lëvizjes.

Policia ka njoftuar se numri më i madh i personave të arrestuar është në Prizren, gjithsej 11 persona.


Ndërsa, në Pejë janë arrestuar 5 persona,  në Mitrovicë të jugut 4 persona, si dhe departamenti i kufirit ka arrestuar 5 persona, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, nga 4 maji kanë hyrë në fuqi masat e reja parandaluese ndaj COVID-19, qytetarëve iu lejohet të dalin dy herë në ditë nga 90 minuta. Koha kur mund të dalin është e përcaktuar në bazë të shifrës së fundit të numrit personal./Telegrafi/

96946344 3083592471701268 1007461862918324224 o