LAJMI I FUNDIT:

Nuk pranoi të vaksinohej, kamarierja amerikane pushohet nga puna

Nuk pranoi të vaksinohej, kamarierja amerikane pushohet nga puna

Një kamariere është pushuar nga puna pasi i dërgoi një mesazh shefit të saj, ku i thoshte se nuk mund të bënte vaksinën kundër Covid-19.

Arsyeja pse kamarierja nuk dëshironte të vaksinohej, ishte sepse ajo dhe burri i saj po përpiqeshin të bënin fëmijë.


“Unë isha e sinqertë, kam rezervat e mia për këtë, fola me një mjek dhe më tha që nuk ka problem dhe nëse nuk vaksinohesh”- u shpreh kamerierja Bonnie.

Ajo tha se pronari i saj i kishte thënë në fillim se vaksina nuk është e detyrueshme, por më pas i dërgoi mesazh duke i thënë se ishte e pushuar.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë se janë të panjohura efektet e vaksinës tek gratë shtatzëna, prandaj nuk është e këshillueshme që të bëhet.

“Sapo New York  lejoi punëtorët e restoranteve të merrnin vaksinën Covid-19, ne menduam se kjo ishte mundësia e përsosur për të vendosur një plan për të mbajtur ekipin tonë dhe mysafirët e sigurt. Askush nuk është përballur me këto sfida më parë dhe ne morëm një vendim që menduam se do të ishte më e mira për të gjithë”, tha pronari i lokalit Billy Durney. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori