LAJMI I FUNDIT:

Nuk pranohet kërkesa e Veljanoskit, Ristovskit dhe Atanasovskit për amnisti për “organizimin e 27 prillit”

Nuk pranohet kërkesa e Veljanoskit, Ristovskit dhe Atanasovskit për amnisti për “organizimin e 27 prillit”

Gjykata Themelore Penale Shkup në seancën e sotme i refuzoi si të pabazuara kërkesat e Trajko Veljanoskit, Spiro Ristovskit, Mile Ristovskit dhe Vladimir Atanasovskit për amnisti për lëndën “Organizatorët e 27 prillit”.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, gjyqtari Ilija Trpkov, informoi se pas kërkesës së mbrojtjes për zbatimin e Ligjit për amnisti nga viti 2018 për të akuzuarit në këtë rast dhe mendimit të marrë nga prokurori publik, ka marrë vendim me të cilin refuzohet kërkesë si e pabazuar.


“Kërkesa për amnisti refuzohet si e pabazuar, sepse nuk janë plotësuar kushtet nga neni 1, paragrafi 2, paragrafi 1 dhe dy të Ligjit për amnisti, tha gjyqtari Trpkov.

Duke qenë se të pandehurit kanë të drejtë ankimimi ndaj vendimeve, gjykimi shtyhet për datën 6 korrik 2023.

Gjykata, në fillim, informoi se ka marrë mendimin e Prokurorit Publik, se të pandehurit nuk janë persona të përfshirë në Ligjin për Amnisti dhe se në këtë fazë nuk ka mundësi ligjore që Gjykata të vendosë për amnisti.

Avokati Elenko Milanov, lidhur me mendimin e prokurorit publik, theksoi se nuk e kufizon Gjykatën që të marrë vendim me të cilin do të ndalet procedura në pajtim me dispozitat e Ligjit për amnisti nga viti 2018, me çka aplikimi i institutit të amnistisë nuk është i lidhur vetëm në pjesën me vendimmarrje.

Lëndën e udhëheq gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është Trajçe Pelivanov.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat për transport dhe lidhje dhe arsim, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.

Ata akuzohen për veprën penale të “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Në prill të këtij viti, Gjykata e Apelit e rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë nga korriku i vitit 2021, me të cilin Veljanoski u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg, ish-ministrat Janakieski dhe Ristovski me 6 vjet e tre mua burg, ndërsa ish-drejtori i DSK-së Atanasovski u dënua me gjashtë vjet burg dhe lëndën e ktheu në rigjykim.

Apeli i Shkupit, përmes një komunikate për media, “informoi se gjatë shqyrtimit të aktgjykimit të shkallës së parë ka vlerësuar se gjatë procedurës në këtë lëndë penale janë konstatuar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 415 paragrafi 1 pika 11 dhe paragrafi 3 i Ligjit për Procedurën Penale, gjë që ka ndikuar që gjykata e shkallës së parë të mos mund të zbatojë drejt të drejtën materiale”.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori