LAJMI I FUNDIT:

Nuk po shihte asgjë, piloti “hero” uli aeroplanin në pistë, u shpëtoi jetën 121 pasagjerëve (Foto/Video)

Nuk po shihte asgjë, piloti “hero” uli aeroplanin në pistë, u shpëtoi jetën 121 pasagjerëve (Foto/Video)

Janë publikuar disa pamje të cilat tregojnë një ulje emergjente të një aeroplani, pasi piloti “hero” fluturoi plotësisht “i verbër” për të sjellë 121 turistë në mënyrë të sigurt në tokë, pasi breshëri me një madhësi sa një top i golfit i dëmtoi rëndë xhamin e aeroplanit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kapitenin Alexander Akopov, i cili punon për kompaninë turke AtlasGlobal, të cilit i është dhënë ‘Urdhri për guximin’ pas uljes së aeroplanit të pasagjerëve të dëmtuar nga breshëri në aeroportin Ataturk të Stambollit gjatë një stuhie të ashpër të enjten.


Siç thuhet më tej, ai shpëtoi jetën e 121 pasagjerëve dhe 6 anëtarëve të ekuipazhit duke ulur aeroplanin Airbus A320 pas erërave të paharrueshme, shiut dhe breshrit që goditën hundën dhe xhamin e avionit.

Mediat shkruajnë se gjashtëmbëdhjetë aeroplanë të tjerë u kthyen nga destinacioni i tyre i planifikuar, aeroporti i Ataturkut, Stamboll.

Të paktën dhjetë vetë u lënduan – dy prej tyre seriozisht – kur një stuhi e dhunshme goditi Stambollin, Turqi, duke “bombarduar” qytetin me breshër dhe zhytur pjesën më të madhe të qytetit në ujë.

Stuhia, e cila zgjati vetëm 20 minuta, paralizoi trafikun dhe shkaktoi përmbytje të papritura.

Zyrtarët thanë se më shumë se 7,000 punonjës emergjent u angazhuan për të ndihmuar pas stuhisë e cila shkuli 230 pemë, shkatërroi 90 kulmet dhe shkaktoi zjarre nëpër Stamboll. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori