LAJMI I FUNDIT:

Nuk po luan fare te Sevilla, Gattuso tenton transferimin e Januzajt te Valencia

Nuk po luan fare te Sevilla, Gattuso tenton transferimin e Januzajt te Valencia

Adnan Januzaj iu bashkua Sevillës në verën e këtij viti, por duket se aventura e re nuk ka shkuar siç kishte menduar.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova nuk ka luajtur thuajse fare, pasi është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha garat, por që në këmbët e tij ka vetëm 125 minuta lojë.

Istogasi nuk është në planet e trajnerit Jorge Sampaoli dhe largimi i tij në janar nga Sevilla është mëse i sigurt.


27-vjeçari ka kërkuar largimin nga Sevilla pasi dëshiron të luaj në një skuadër ku ka hapësira më të mëdha.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se Gennaro Gattuso ka shprehur dëshirë për ta pasur te Valencia yllin nga Kosova.

Valencia kërkon huazimin e Januzajt për gjashtë muaj me të drejtë blerje në verën e vitit 2023.

Përveç Valencias në garë për ish-reprezentuesin belg është edhe ish-skuadra e tij Real Sociedad që është gati t’ia hap dyert përsëri Januzajt.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që Januzaj të largohet krejt nga La Liga, pasi në verë kishte oferta edhe nga Italia, Anglia, Turqia e Gjermania. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kalo në kategori