LAJMI I FUNDIT:

NUK MBYLLEM DOT

NUK MBYLLEM DOT
Fatos Arapi

Poezi nga: Fatos Arapi

S’kam fuqi më as të trishtohem
Jemi anije pa spirancë
Mes erërave të egra të kundërta.
Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin
Më jepni ju një copë ironie,
Se nuk e gjej dot në veten time –
Një copëz ironie
Sa gjysmëz e krahut të zogut –
Të mbrohem nga shirat e verdhë
Të predikimeve të apostujve të lajthitur.
Të gjithë na kanë faj dhe askush:
Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë
Tani gjithë dritaret e shpirtit
Janë hapur, bymyer e kalbur
Nga shirat e lotëve –
Dhe s’mbyllen më dot.


Mund të hyjë kush të dojë.