LAJMI I FUNDIT:

Nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për ta parkuar veturën, ia prenë me sharrë bagazhin një veture të parkuar keq (Video)

Nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për ta parkuar veturën, ia prenë me sharrë bagazhin një veture të parkuar keq (Video)

Një burrë vazhdimisht kishte problem në gjetjen e hapësirave të mjaftueshme për të parkuar veturën, dhe kështu një ditë vendosi të bëjë diçka që do t’i jepte leksion një shoferi të papërgjegjshëm që kishte parkuar veturën mes dy hapësirave të dedikuara për dy vetura.

Ai pa u menduar dy herë mori sharrën elektrike, dhe veturës së parkuar keq ia këputi një copë të bagazhit në anën e majtë, me qëllim që të ketë hapësirë të mjaftueshme ta parkoj edhe veturën e tij, transmeton Telegrafi.


Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Rusi, kurse pamjet amatore shfaqin momentin kur burri i nervozuar ia “copëton” veturën shoferit që nuk kishte menduar për të tjerët.

Pamjet e këtij momentin janë publikuar në Facebook, dhe deri më tani është shikuar nga më shumë se 121 mijë persona, ku shumë prej tyre e kanë përshëndetur veprimin e këtij burri. /Telegrafi/