LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në Kuvend me elemente terroriste, por s’ka vend për panik

Sulmi në Kuvend me elemente terroriste, por s’ka vend për panik

Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Fadil Demaku dhe Rexhep Selimi, kërkuan nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, që të raportoj rreth sulmeve të fundit, atij kundër Kuvendit të Kosovës dhe incidentin në BeerFest.

Selimi tha se sot ka një shkas që të jenë në një takim kaq të shpejtë.


“Ka të bëjë me një situatë siç është situata e sigurisë. Rasti i sulmit në Parlament do  të duhej të raportohej edhe nga ministri. Do të doja të dija se ku ka arritur Policia me punën rreth zbardhjes së këtij rasti”, tha ai, duke kërkuar që të raportohet edhe për incidentin në BeerFest, në qendër të qytetit, me çka u krijua shumë panik.

Nga ana tjetër, drejtori Maxhuni tha se nuk i lejohet të futet në analiza politike dhe se punë e tij është të jap kontribut me vlerësime profesionale.

“Incidentin e sulmit në Kuvend, ne e vlerësojmë si incident mjaftë serioz. E kemi cilësuar si akt me elemente terrorist. Dua t’iu siguroj që Policia do të bëjë çfarë është e nevojshme për t’i nxjerr akterët para drejtësisë. Tashmë për interes të këtij hetimi kemi intervistuar disa persona”, tha Shpend Maxhuni.

Ai nuk ofroi më shumë detaje për rastin, duke e arsyetuar me ndjeshmërinë që e ka ky proces hetimi.

Drejtori i Policisë tha se kanë marrë dëshmi relevante nga vendi i ngjarjes dhe po ashtu kanë dhënë një shpërblim për informatorët e mundshëm.

“Sa i përket incidentit në Beer Fest, qytetarë të panjohur për ne kanë shtënë me arme gazi. Besoj se edhe kjo ngjarje duhet të shërbejë si mostër se si duhet të koordinohemi të punojmë me opinionin dhe organizatorin”, ka thënë Maxhuni, duke tërhequr vërejtjen që organizimet e tilla duhet të menaxhohen dhe projektohen me të gjithë institucionet relevante.

“Nuk ka vend për panik as nga incidenti në BeerFest ku është gjuajtur me armë gazi dhe as nga sulmi në Kuvend”, ka thënë Maxhuni. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori