LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka kuorum, nuk u zgjodh kryeprokurori i Maqedonisë (Video)

Nuk ka kuorum, nuk u zgjodh kryeprokurori i Maqedonisë (Video)

Në mungesë të kuorumit ka dështuar zgjedhja e prokurorit të ri të përgjithshëm të Maqedonisë, Ljubomir Jovevski, përcjell Telegrafi Maqedoni

Sipas TV21, Kryeparlamentari Talat Xhaferi hodhi dy here në votim zgjedhjen e tij, por 60 votat nuk mjaftuan, pasi që së paku kërkohen 61 vota që përbëjnë shumicën. Në kuvend nuk ishin të pranishëm deputetët e ASH-së Ziadin Sela dhe Surja Rashidi.


Xhaferi ka dhënë pauzë të shkurtër që bashkërenduesit e grupeve parlamentare t’i mbledhin deputetët./Telegrafi/