eksperti-banner

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Portos që zhvillohet në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan, në Sevilla të Spanjës.

Minutat e para të sfidës nuk prodhuan raste të rrezikshme shënimi, ashtu që skuadrat zhvilluan lojë të kujdesshme.


Blutë e kishin avantazhin prej dy golash, ashtu që thjesht duhej ta menaxhonin sfidën dhe ta ruanin epërsinë.

chelsa (Foto: Twitter/Chelsea FC)

Një mundësi të mirë për ekipin portugez e pati Jesus Manuel Corona, i cili hyri në zonë dhe thjesht duhej ta mposhtte portierin, mirëpo goditi mbi portë.

Chelsea duhet të mbahet në 45 minutat e dytë të takimit në mënyrë që të jetë në gjysmëfinale, ndërkohë që secila minutë që kalon e bën më të vështirë për Porton. /Telegrafi/

telegrafi sport app