Nuk ka favorit për Scudetto

Futbollisti kroat kaloi te Viola gjatë verës nga Dnipro dhe ka shënuar gjashtë gola në shtatë startime në kampionatin italian.
“Humbja e ndeshjeve ndaj rivalëve, Roma dhe Napoli, na la një shije të hidhur, por ne ia dolëm që të riktheheshim”.
“Nuk mendoj se ka një favorit të vërtetë për Scudetto, vetëm Juve akoma nuk e ka arritur dimensionin e vërtetë”.
“Nëse ne e fitojmë Scudetton, do ta ha një tortë, nuk kam ngrënë një të tillë qe disa muaj!”, ka deklaruar Kalinic për 24sata. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/11/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































