LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka familjarë dhe dëshiron që ta ftojë ish-të dashurën në dasmë – gruaja nuk e lejon

Nuk ka familjarë dhe dëshiron që ta ftojë ish-të dashurën në dasmë – gruaja nuk e lejon

Planifikimi i një dasme mund të jetë periudhë mjaft stresuese për çiftet, pasi që shuma të mëdha të kursimeve shpenzohen për ditën e madhe, e gjithashtu u merr edhe shumë muaj për organizimin.

Lista e të ftuarve gjithashtu mund të shkaktojë probleme pasi që njëra nga palët mund të ketë familje të madhe ose grup të madh të shoqërisë, e po ashtu në anën tjetër ata provojnë që të mos shkaktojnë mërzi tek ata që nuk i kanë ftuar.

Dhe ish-dashnorët janë një jo e madhe kur vije tek mysafirët e dasmave, kjo duke shikuar nga historia që çiftet kanë pasur me ta, duke pasur parasysh edhe faktin që ata nuk janë më bashkë, transmeton Telegrafi.

Gjithsesi, një dhëndër ka ndarë zhgënjimin e tij ndaj reagimit të gruas ndaj tij, pasi që dëshironte që ta zgjeronte listën e të ftuarve duke e ftuat ish-të dashurën e tij me të cilën ishte ndarë para tetë vitesh.

Burri anonim, i cili shkon me emrin e përdoruesit “throwaway428270519” vendosi që ta përdor rrjetin social Reddit për të marrë këshilla nga të tjerët në lidhje me rastin.

Ai shkroi kështu: “Unë dhe e fejuara ime do të martohemi në fund të muajit tetor. Javën e kaluar filluam që të bëjmë një list të mysafirëve tek të cilët do t’i dërgonim ftesat në fund të muajit”.

“Unë jam jetim dhe familja e vetme që e kam është një kushëri i largët i cili nuk mund të vije në Amerikë. I tregova të fejuarës sime se unë do të ftojë vetëm gjashtë njerëz. Një kolegë pune, tre shok, dy nga të cilët me partnerët e tyre dhe ish-të dashurën time”, vazhdoi ai shkrimin e tij.

Por pa marr parasysh faktin se ai i shpjegoi gruas së tij se ajo tani është e martuar dhe ka tre fëmijë, ajo refuzoi këtë dhe tha se nuk dëshiron që asnjëri nga ish-partnerët e tyre të jenë të ftuar në ditën që ajo thotë se u takon vetëm atyre dyve. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Macja i 'kërkon' falje qenit, shikoni momentin e adhurueshëm

Macja i 'kërkon' falje qenit, shikoni momentin e adhurueshëm

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Një grua pa për herë të parë fëmijën e shoqes dhe pati një reagim prekës

Një grua pa për herë të parë fëmijën e shoqes dhe pati një reagim prekës

Fun
Kalo në kategori