LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka dalë nga banesa qëkur u shpërbë Bashkimi Sovjetik

Nuk ka dalë nga banesa qëkur u shpërbë Bashkimi Sovjetik

Zyrtarët sanitarë kanë gjetur në Sent Peterburg një mashkull, i cili që nga shpërbërja e BRSS-së, në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, nuk kishte dalë nga banesa e tij.

Kur hynë në banesë, punëtorët gjetën një sasi bërlloku në lartësi një metër e gjysmë dhe aty gjetën burrin e moshuar në gjendje të dehur. Nga dokumentet ata gjetën letërnjoftimin e kohës së Bashkimit Sovjetik.


Zyrtarët thanë se personi në fjalë në banesë jetonte me bashkëshorten me sëmundje psikike që rregullisht mbledh bërllok të cilin e sjell në banesë.

Burri është dërguar urgjentisht në spital, ndërsa bashkëshortja e tij është vendosur në klinikën psikiatrike, transmetojnë mediat ruse. /KP/