LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka” COVID-19 për liderin suprem, të gjithë me maska përpos tij, Kim Jong-un përcolli në banesën e fundit këshilltarin e tij

“Nuk ka” COVID-19 për liderin suprem, të gjithë me maska përpos tij, Kim Jong-un përcolli në banesën e fundit këshilltarin e tij

Në njërën nga ceremonitë më të mëdha shtetërore të varrimit që prej vdekjes së babait të tij, Kim Jong- un e barti arkivolin e një këshilltari të tij dhe ish mentorit, ndërsa përpos tij të gjithë i kishin vendosur maskat për mbrojtje ndaj COVID-19.

Media shtetërore, KCNA raporton se Hyon Chol Hae, marshall i Armatës Popullore të Koresë, i cili luajti një rol kyç në përgatitjen e liderit së Koresë Veriore në marrjen e pushtetit pas vdekjes së babait të tij, vdiq nga mosfunksionimi i disa organeve, ndërsa zyrtarët thanë se shpërthimi i coronavirus në vend po zbutet, shkruan Telegrafi.


Prej se e pranuan më herët gjatë muajit se shpërtheu një variant shumë i rrezikshëm i Omicronit, Koreja Veriore ka njoftuar se disa njerëz kanë ethe gjatë ditës dhe theksuan se janë vetëm disa raste të konfirmuara me COVID-19.

Media shtetërore e vendit gjithashtu njoftoi se 2,8 milion njerëz janë prekur nga një grip i paidentifikuar, por vetëm 68 prej tyre kanë vdekur që nga fundi i muajit prill, një ‘numër i vogël’ me raste fataliteti. /Telegrafi/