LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka buxhet për vërshimet në kryeqytet (Video)

Nuk ka buxhet për vërshimet në kryeqytet (Video)

Përveç problemeve në komunikacion problem për qytetarët sollën edhe reshjet e fundit në Prishtinë.

Lagja “Pejton” e njohur si ish lagja e Ramiz Sadikut ka pësuar dëme nga reshjet e mbrëmshme.


Banorët e kësaj lagje po thonë që kjo nuk është hera e parë që vërshimet sjellin “fatkeqësi” në shtëpitë dhe oborret e tyre.

Sipas një banori të kësaj lagje ata mbrëmë u rrezikuan edhe nga trafoja elektrike e cila ishte prekur nga reshjet e shiut.

Por jo vetëm ky banorë ka ankesat e tij. Bajram Sejdiu thotë që kjo nuk është hera e parë që rrjeti i kanalizimeve bllokohet nga shiu i cili bllokon këtë lagje të Prishtinës.