Është e kuptueshme se sulmet e pabesa në Paris shtrojnë pyetje të vjetra, themelore: a është feja islame në thelb një fe që përbuz njeriun dhe e dhunshme? A mund të nxirret nga shkrimet qendrore të kësaj feje botërore një formulë legjitimimi për orgjitë e dhunës të xhihadistëve të shfrenuar? Dhe, akoma më e rëndësishme: a ka dështuar integrimi i myslimanëve në Gjermani?
Sigurisht që pyetjet janë të justifikuara. Megjithatë, ato anashkalojnë thelbin e problematikës, çështjen e përputhshmërisë së fesë islame me arritjet e modernizmit dhe vlerat e shoqërive liberal-demokratike.
Që nuk ka një “islam" statik, të pandryshueshëm, duhet të jetë e njohur. As myslimanët nuk krijojnë një bllok monolit – askund në botë.
Në çdo vend, ku sundon feja islame, propagandohet dhe praktikohet faktikisht një tjetër islamizëm. Botët i ndajnë Arabinë Saudite me rregulla të rrepta vahabiste nga islamizmi shtetëror shiit, që sundon në Iranin e sotëm. Dhe, në shumë vende islame me ekonomi të suksesshme, si Malajzia dhe Turqia, ka kohë që është krijuar një qendër pragmatike-konservatore islame.
Kjo e vërtetë specifike për islamin bën të qartë: myslimanët në fund të fundit vendosin vetë, se çfarë përkufizojnë ata si “islamike", në pavarësi të plotë se ku dhe kur jetojnë. Islami sunit shumicë nuk është i konceptuar në mënyrë hierarkike dhe nuk njeh një autoritet përfundimtar si Papa në kishën katolike. Dhe, kjo na çon pashmangshmërisht në pyetjen themelore, që duhet të shtrojmë pas sulmit në Paris: Çfarë islami dëshirojmë të kemi në fakt në Evropë?
Për shkak të debatit të zhvilluar në mënyrë emocionale dhe kontroverse ne kemi rrezik të lemë në harresë sukseset e shënuara vitet e fundit. Sepse me konstituimin e Konferencës Islame gjermane (DIK) në vitin 2005 dhe me nisjen e procesit të natyralizimit të islamit, në rendin tonë të lirë demokratik ka ndodhur një ndryshim epokal në kuptimin e shtetit gjerman.
Me gjithë pengesat dhe debatet, ky proces i dialogut të hapur ndërmjet shtetit dhe myslimanëve të tij ka ndryshuar rrënjësisht ndërgjegjësimin reciprok dhe vizibilitetin e islamit në vend. Edhe nëse "islami" përdoret nga forcat populiste si një sferë e projektimit të frikërave dhe gjithnjë e më shpesh keqpërdoret, sukseset e politikës aktive të integrimit nuk mund të mohohen.
Ndërkohë ne kemi bërë përparime me futjen e mësimit të fesë islame në shkollat shtetërore në nivel vendi. Edhe krijimi relativisht i suksesshëm i katedrave të teologjisë islame në universitetet e këtushme është shumë premtues dhe do të japë me siguri një kontribut të rëndësishëm, që në Gjermani dhe Evropë të zhvillohet një islam i vërtetë evropian, në pajtim me demokracinë, duke nxjerrë jashtë mode interpretimet e "importuara" të islamit.
Meqenëse feja islame ka qenë gjithmonë një fëmijë i epokës së vet dhe teologjia islamike është një produkt i pushtetit politik, shteti dhe shoqëria duhet të bëjnë gjithçka që europianizimi i islamit të shpejtohet. Që nuk ka tjetër alternativë, e treguan sulmet e tmerrshme terroriste në Francë në mënyrë brutale. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë