LAJMI I FUNDIT:

Nuk ia doli ta fitonte titullin e tetë botëror në Formula 1 – Hamilton tregon se çfarë planifikon për të ardhmen

Nuk ia doli ta fitonte titullin e tetë botëror në Formula 1 – Hamilton tregon se çfarë planifikon për të ardhmen

Lewis Hamilton nuk arriti që të mbronte titullin e kampionit të botës nga edicioni i kaluar, për më shumë nuk ia doli as të bëhej më i trofeshmi më histori të Formula 1.

Britaniku e humbi garën ndaj Max Verstappen, që ia doli të fitonte titullin e garës më të shpejtë në botë.


Piloti i Red Bullit u nis nga ‘pole-position’, ndërsa ai i Mercedesit nga pozita e dytë, por shpejt mori vendin e parë.

Fjalët e para të Verstappen pasi u shpall kampion bote në Formula 1
Lexo po ashtu Fjalët e para të Verstappen pasi u shpall kampion bote në Formula 1

Kështu pas 57 gjirove të zhvilluara në pistën e Abu Dhabit, Hamilton e mbajti epërsinë dhe vendin e parë, të cilin e humbi vetëm në gjiron e fundit.

Verstappen arriti të parakalojë në fund dhe të shpallet kampion në këtë edicion me 394.5 pikë, ndërsa Hamilton mbeti i dyti me 385 pikë.

Britaniku ka thënë pas garës se ai bëri gjithçka që ta fitonte garën, mirëpo nuk ia doli.

Verstappen fiton garën e çmendur me Hamilton dhe shpallet kampion bote në Formula 1
Lexo po ashtu Verstappen fiton garën e çmendur me Hamilton dhe shpallet kampion bote në Formula 1

“Së pari, urime të mëdha për Max dhe ekipin e tij. Por unë jam shumë krenar për ekipin tim dhe dhamë absolutisht gjithçka”.

“Jam ndjerë mirë në makinë gjatë dy muajve të fundit. Do të shohim se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm”, ka potencuar Hamilton.

Britaniku aktualisht ka shtatë tituj të kampionit të botës, po aq sa ka edhe legjenda Michael Schumacher, e që nëse do fitonte sot, atëherë do të bëhej piloti më i dekoruar në Formula 1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori