LAJMI I FUNDIT:

Nuk heq dorë Jeff Bezos, i ofron NASA-s dy miliardë dollarë në këmbim të ndërtimit të një fluturake për udhëtim në Hënë

Nuk heq dorë Jeff Bezos, i ofron NASA-s dy miliardë dollarë në këmbim të ndërtimit të një fluturake për udhëtim në Hënë

Pavarësisht që vetëm sa është kthyer nga udhëtimi në hapësirë, njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, është shprehur i gatshëm të marrë përsipër koston e shpenzimeve të NASA-s në vlerë prej dy miliardë dollarëve, me qëllim që kjo agjenci hapësinore amerikane të nënshkruaj me të një marrëveshje për ndërtimin e një fluturake për udhëtim në Hënë.

Në prill të këtij viti, NASA i ofroi një marrëveshje kompanisë rivale të Bezosit, Space X që është në pronësi të Elon Musk, me të cilën parashikohet ndërtimi i sistemit të një fluturakeje, e cila do të dërgonte astronautët në sipërfaqen lunare gjatë vitit 2024, transmeton Telegrafi.


Siç raporton The Guardian, pavarësisht që në projekt pritet të marrin pjesë dy kompani, agjencia amerikane për shkak të mungesës së të hollave për projektin – mund ta zgjeroj marrëveshjen e saj edhe me një kompani tjetër në këmbim që ajo të mbulojë shpenzimet.

NASA kishte marrë vetëm 850 milionë dollarë nga 3.3 miliardë sa i kishte kërkuar nga Kongresi amerikan për ndërtimin e një fluturake për udhëtimin në Hënë.

E në letrën e dërguar administratorit të agjencisë, Bill Nelson, Bezos ka theksuar që Blue Origin do të mbulojë pjesën tjetër të shpenzime që kapin vlerën e dy miliardë dollarëve, me qëllim që ky program të “kthehet në rend të parë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori