LAJMI I FUNDIT:

Nuk është vetëm shtesë e gjellëve, por i bën mrekulli organizmit

Nuk është vetëm shtesë e gjellëve, por i bën mrekulli organizmit

Fleta e dafinës është bimë çudibërëse dhe është dëm të përdoret vetëm si shtesë e gjellëve

Ajo ngadalëson plakjen, qetëson, ndihmon në luftën kundër baktereve dhe i shëron rrugët e frymëmarrjes.


Ekspertët thonë që dafina është bimë shumë e fuqishme, e cila rinon, përmirëson humorin, pastron trupin, zgjidh problemin respirator etj.

Ju propozojmë disa mënyra se si ta përdorni këtë bimë, transmeton Telegrafi.

Ndihmon te nervozizmi dhe lodhja

Kombinimi i kimikaleve në fletën e dafinës vepron në mënyrë qetësuese në trup dhe në mendje.

Ndizni disa fletë të vogla në hapësirën në të cilën qëndroni dhe thitheni atë tym. Megjithatë, mos e bëni këtë para se të flini gjumë, sepse aroma e dafinës së djegur mund t’jua humbë gjumin.

Pastron mukozën nga mushkëritë

Fleta e dafinës është stimulant i rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të ndihmojë në nxjerrjen jashtë të mukozës nga mushkëritë.

Mënyra më e mirë është që t’i qitni fletët e njoma apo të thata në ujë të nxehtë dhe ta thithni avullin. Ndihmon edhe lyerja me vaj e gjoksit. Kjo shëron alergjinë dhe astmën.

Ndihmon personat me diabet

Hulumtimi ka treguar se konsumimi i tre gramëve dafinë në ditë zvogëlon nivelin e glukozës te njerëzit të cilët kanë diabetin e tipit 2.

Është e mirë për metabolizëm

Qitni sa më shumë në ushqim ose bëni masazh barkut me vaj dafine pas racionit. Kjo do t’i krijojë tajitje të shpejtë dhe përpunim të ushqimit në lukth.

Puna e rregullt e zemrës

Bashkimi organik i gjetur në dafinë forcon muret e kapilarëve në zemër dhe ndihmon në eliminimin e kolesterinës së keqe nga trupi.

Shëron inflamacionin e nyjave

Nëse keni probleme me nyjat, me vaj dafine bëni masazh zonës së nyjave dhe shtoni sasinë e fletëve të dafinës të cilën e shtoni në ushqim.

Është efikase edhe te infeksionet urinare

Përzieni pluhurin e dafinës me qumësht dhe pini këtë pije kur t’ju shfaqen këto probleme. Fjala është për recetën e vjetër për eliminimin e infeksioneve urinare. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori