Nuk është një, por dhjetëra - tjetër pamje e bizonëve në një fshat të Prishtinës

Fshati Prapashticë në komunën e Prishtinës është bërë sërish qendër e vëmendjes, pasi jo vetëm një, por disa bizonë janë parë duke kullotur në këtë zonë malore.
Pamjet janë publikuar në rrjete sociale nga qytetarët, të cilët kanë incizuar kafshët e egra teksa qëndronin të qeta në natyrë.
Kjo nuk është hera e parë që bizonët janë parë në këtë pjesë. Vetëm një ditë më parë, një video tjetër e publikuar në rrjet tregonte një bizon duke kaluar një rrugë pranë një kodre në afërsi të kryeqytetit. Pamjet kanë nxitur reagime të shumta, kryesisht nga kureshtja dhe habia e banorëve lokalë.
Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet për praninë ose origjinën e këtyre kafshëve të egra.
Megjithatë, komentet e shumta të përdoruesve në rrjetet sociale sugjerojnë se bëhet fjalë për zonën e Prapashticës.
Po ashtu komentuesit e shumtë nga kjo zonë thonë se janë sjell nga një familje, dhe po mbahen në zonë të rrethuar. /Telegrafi/

















































