Në prag të festave të fundvitit Gjermania kufizon kontaktet edhe për të vaksinuarit dhe të shëruarit.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrat e 16 landeve të Gjermanisë miratuan të martën, 21.12. në një takim virtual, masa më të rrepta për kufizimin e kontakteve.
Ato do të hyjnë në fuqi pas Krishtlindjeve, pra, më 28 dhjetor. Pas kësaj date nuk do të lejohen më takime me më shumë se dhjetë vetë njëherësh. Klubet dhe diskotekat do të mbyllen, ndërsa ndeshjet e futbollit dhe aktivitete të ngjashme do të bëhen pa publik.
Për të pavaksinuarit janë ende në fuqi rregullat e mëparshme.
Ekspertët kërkojnë më shumë
Korona nuk bën pushime për Krishtlindje, tha Scholz teksa prezantoi masat, të martën në Berlin. Scholz tha se Gjermania e ka nën kontroll valën e katërt, por varianti Omikron, i cili mund të mbijetojë edhe te të vaksinuarit, po na çon drejt valës së re, për të cilën tani duhet të përgatitemi. “Nuk duhet dhe nuk na lejohet t’i mbyllim sytë para kësaj vale tjetër”, tha ai.
Masat e reja synojnë të reduktojnë numrin e kontakteve, sidomos për Natën e Vitit të Ri. Ato ishin sugjeruar më parë edhe nga Këshilli i Ekspertëve, që u krijua nga qeveria e re.
Vazhdon fushata e vaksinimit
Scholz tha gjithashtu se, krahas këtyre masave, do të vazhdojë edhe fushata e vaksinimit, edhe gjatë ditëve të festave dhe ndërmjet tyre. Deri në fund të janarit qeveria synon të arrijë edhe 30 milionë vaksina të reja përforcuese.
Gati një e treta e popullsisë (32,6%) kanë marrë vaksinën e tretë, mbi 70% janë vaksinuar dyfish ose kanë marrë një vaksinë njëdozëshe, si Johnson & Johnson. Scholz është për ta bërë vaksinimin me detyrim për të gjithë të rriturit, por për këtë do të vendosë Bundestagu.
Landet të pakënaqura
Masat e marra të martën do të rishqyrtohen në datën 7 janar të vitit të ardhshëm, kur të mblidhet konferenca tjetër e radhës e Federatës dhe Landeve. Dy lande, Baden-Württenberg dhe Saksoni, u distancuan nga vendimi, nëpërmjet një note protokollare. Ata sikurse edhe instituti Robert Koch kërkojnë masa të menjëhershme dhe më të ashpra. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDonald Trump shpallet fajtor
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë
Stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë - paralajmërim për Putinin
Rrufeja godet tre djem në një plazh të Porto Rikos - skena dramatike u filmua nga një pushues
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete