LAJMI I FUNDIT:

Nuk është i detyrueshëm vaksinimi i të gjithë futbollistëve për ‘Euro 2020’

Nuk është i detyrueshëm vaksinimi i të gjithë futbollistëve për ‘Euro 2020’
(Foto: Twitter/Footy Accumulators)

Të hënën e ardhshme Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të ketë një mbledhje shumë të rëndësishme me vendime që pritet të prekin direkt Kampionatin Evropian të Futbollit.

Një prej vendimeve do të jetë zgjerimi i listave të lojtarëve për kombëtaret që do të marrin pjesë dhe numri i tyre do të jetë nga 23 në 25 për çdo skuadër.

Ky vendim merret për një situatë emergjente siç është pandemia dhe për të siguruar çdo ekip që të jetë i kompletuar edhe nëse dalin situata të pakëndshme me dëmtimet apo infektimet nga COVID-19, transmeton KP.

Duke mbetur te pandemia, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s duket se ka përjashtuar çdo mundësi që të gjithë lojtarët pjesëmarrës në Euro 2020 të vaksinohen, kurse një tjetër pike do të jetë emërimi i anëtarit të ri të Komitetit, Javier Tebas për një mandate katërvjeçar.

Në tjetër pike shumë me rëndësi është dhe vendimi për qytetet pritëse të Kampionatit Evropian, ku problem mbeten Dublini, Bilbao dhe Munihu, të cilët kanë bërë rezistencë për të hapur stadiumet gjatë evenimentit për tifozët, teksa Roma vendosi sot (e martë) që të lejojë deri në 25 për qind të tifozëve në Stadio Olimpico, ku do të zhvillohet edhe ndeshja hapëse Itali-Turqi më 11 qershor.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori