Po afron përballja më e madhe e vitit mes dy prej ekipeve më të mëdha në botë, Barcelonës dhe Real Madridit apo ndryshe quajtur El Clasico.
Poezi, art, pikturë, dramë, muzikë, si të dëshironi quajeni përballjen mes titanëve të futbollit që të shtunën e 2 prillit kryqëzojnë shpatat e tyre në fushëbetejën e Camp Nou.

Por, kjo nuk është thjesht përballje mes klubeve. Eshtë më shumë se kaq. Eshtë përballje mes dy lojtarëve më të mirë në botë që janë në po këto dy klube, Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit.


Kështu, që nga viti 2009 kur edhe Ronaldo erdhi në El Clasico, shkruan Telegrafi, të dy superyjet botërore, besoni apo jo KANE SHENUAR NUMER TE NJEJTE GOLASH.

Leo Messi ka 24 paraqitje nga viti 2009 kur erdhi Ronaldo te Reali, teksa po aq paraqitje ka edhe Ronaldo.

Të dy superyjet kanë po ashtu nga 15 gola të shënuar, duke qenë të barabartë në statistikën më të rëndësishme.

Messi është diçka më i mirë në asistime, pasi ka 10 asistime, e Ronaldo vetëm 2 sosh.

Nga këto 24 duele, Messi ka dalë 12 herë fitues, Ronaldo gjashtë herë. Gjashtë herë të tjera sfida ka përfunduar baraz.

Tash ju mbetet juve vlerësimi, kush do të shënojë gol dhe kush do jetë vendimtar, Messi apo CR7? Vlerësoni në hapësirën për komente...

telegrafi sport app