LAJMI I FUNDIT:

Nuk dihet se çfarë e provokoi incidentin: Momenti kur shoferi izraelit ‘fshin përpara’ me veturë një grup palestinezësh – pasi siç pretendohet, u sulmua nga ata

Nuk dihet se çfarë e provokoi incidentin: Momenti kur shoferi izraelit ‘fshin përpara’ me veturë një grup palestinezësh – pasi siç pretendohet, u sulmua nga ata

Një shofer, me gjasë izraelit, përfshiu përpara një grup palestinezësh në Jerusalemin Lindor, pasi siç pretendohet, makina e tij u sulmua nga një turmë mes trazirave të vazhdueshme në qytet.

Sipas pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë, përcjell Telegrafi, një grup njerëzish duket se ndjekin një automobil të bardhë.


Automjeti ndalet dhe përpiqet të kthehet mbrapa pasi rruga mbingarkohet me makina të tjera.

Pas ndalimit të veturës, dikush përpiqet të hapë derën e pasagjerit në sediljen e pasme të makinës, ndërsa të tjerët duket se e godasin automjetin me gurë.

Automjeti më pas bën një kthim mbrapa, duke u zhdukur për pak kohë nga pamja.

Sekonda më vonë, ai kthehet me shpejtësi duke përplasur një burrë që qëndronte në rrugë, i cili supozohet se ka marrë pjesë në sulm, përcjell Telegrafi.

Automjeti goditi një pengesë, duke u kthyer pjesërisht në njërën anë dhe një turmë më pas rrethoi makinën dhe filloi të hidhte gurë mbi të.

Siç raportojnë mediat, disa çaste më vonë, një polic izraelit arriti në vendin e ngjarjes, duke tërhequr armën dhe duke shpërndarë turmën.

Disa të rinj palestinezë u plagosën mes kaosit, sipas mediave lokale. Shoferi, si dhe një pasagjer në makinën e tij, pësuan lëndime gjithashtu.

Së paku deri më tani është e paqartë pse u veçua pikërisht ajo veturë pasi duke gjykuar nga pamjet e kamerave të sigurisë, automjetet e tjera në rrugë nuk ishin në shënjestër.

Incidenti tronditës ndodhi të hënën ndërsa forcat izraelite bastisën xhaminë Al-Aqsa, duke rezultuar në qindra plagosje.

Por autoritetet izraelite thonë se rendi është rivendosur në zonë.

Ndryshe, Jerusalemi është tronditur nga dhuna disa ditore, që rrjedh nga zemërimi në rritje për planet për të dëbuar me forcë familjet palestineze nga toka brenda pjesëve të aneksuara të Jerusalemit Lindor, territor që do t’u dorëzohet kolonëve hebrenj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Kalo në kategori