LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: Vrasësi i Almirit të mbetet gjithmonë i dënuar sipas ligjit

Nuhiu: Vrasësi i Almirit të mbetet gjithmonë i dënuar sipas ligjit

Me një prononcim për TetovaSot, zëvëndës ministri i MPB-së Agim Nuhiu tha se vrasësi i Almir Aliut do të dënohet sipas ligjeve të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Sot, secili e kupton se çfarë ndjejmë kur ndahemi nga Almiri i vogël si pasojë e një veprimi të çmendur. Është e papranueshme që dikush të privohet qëllimisht nga jeta. Zoti e bekoftë Almirin!
Kur një njeri do të privohet arbitrarisht nga e drejta e tij për jetën, atëhere për të tejrët, të gjitha të drejtat e tjera bëhen joreale.
Ndërgjegjësimi i shoqërisë për tolerancë dhe mirëkuptim nuk duhet të mbetet një formulim i pazbatueshëm dhe një frazë demagogjike, por të gjithë të kontribojmë realisht dhe parezervë në realizimin e tyre.
Kryerësi i kësaj tragjedie të mbetet gjithmonë i dënuar sipas ligjit.” thotë Nuhiu./Telegrafi/


Lexo më tepër për këtë ngjarje KËTU