LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: Gjendja e sigurisë në vend është stabile

Nuhiu: Gjendja e sigurisë në vend është stabile

Ministri i mbrojtjes, Agim Nuhiu, në një intresvitës për Alsat-M tha se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe se janë të gatshëm që të ballafaqohen me protesta edhe më masive, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në qoftë se marrim për bazë çështjen e sigurisë në rrafshin kombëtar dhe në rrafshin ndërkombëtar, do të duhet të them që deri në këto momente Republika e Maqedonisë ka siguri të plotë sepse Ministria për Punë të Brendshme në mënyrë të suksesshme po i ushtron të gjitha autorizimet ligjore, kompetencat lëndore në pikëpamje të sigurisë publike dhe sigurisë shtetërore”, tha Nuhiu për Alsat-M.


Ai gjatë kësaj interviste foli edhe për raste në të cilat ka pasur dhunë, duke përmendur edhe demolimin e Shtëpisë së Alfabetit në Manastir, për të cilat tha se tashmë janë zbardhur.

“Ne thuajse të gjitha rastet të cilët ndodhën në qytetin e Shkupit në drejtim të rrahjeve që kanë ndodhur mes të rinjve me përkatësi të ndryshme etnike, sulmi që u bë ndaj gazetarëve të caktuar veçmë është zbardhur. Jemi në rrugë të drejtë dhe do të dua të jemi optimist se do të kemi edhe zbardhje të rastit përkatësisht të aktit makabër kundrejt Shtëpisë së Alfabetit në Manastir”, u shpreh Nuhiu./Telegrafi/

”Malësia e Tetovës është qetë”
Lexo po ashtu ”Malësia e Tetovës është qetë”

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori