LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu flet për arritjet dhe sfidat e AK-Invest

Nuhiu flet për arritjet dhe sfidat e AK-Invest

AK-Invest viteve fundit është lider në ndërtimtari në Maqedoni dhe për këtë kemi biseduar me Agron Nuhiu, Drejtor Ekzekutiv i AK-Invest, për të folur më gjërësisht rreth planeve të kësaj kompanie por edhe për të përfituar nga përvoja e tij.

Si po ec AK-Invest?
Ne si kompani gjendemi në sfida të ndryshme, ku qëllimi ynë parimor është rritja graduale dhe e vazhdueshme në sferën e ndërtimit të lartë dhe të ulët, atë që e kemi veprimtari bazë. Duke gërshetuar përvojat tona paraprake (eksperiencat e kuadrit apo stafit) dhe pajisjeve më kualitative për t’i realizuar qëllimet e planifikuara.


Selia e AK-Invest

Cilat janë sfidat e Agronit, si drejtor ekzekutiv në AK-Invest?
Zhvillimi dhe progresi i një kompanie varet mbi të gjitha nga aftësia e ekipit. Trajnimet, seminaret, licencimet dhe aplikimet e pajisjeve adekuate për ta lehtësuar punën dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve, dhe duke zgjeruar gradualisht edhe numrin e të punësuarve (stafit) dhe duke u ofruar edhe kushte sa më të mira për punë dhe mundësi zgjerimi te kompanisë në mënyrë të vazhdueshme në tregun vendor dhe të jashtëm.

Cilat janë planet e AK-Invest për të ardhmen?
Larg modestisë mendojmë që ne si kompani ndërtimore kemi kapacitetin e mjaftueshëm për të bërë shumë më tepër se kaq. Planet tona janë rritja e volumit të punës aty ku veprojmë dhe zgjerim të dukshëm të numrit të punësuarve, rritjen e nivelit te sigurisë dhe shëndetit në punë (Health&Safety) dhe profesionalizmit të tyre me trajnime adekuate në vend por edhe jashtë vendit.

Agron Nuhiu duke punuar në zyrë në fillimet e karrierës në AK-Invest

Ndërtimet e së ardhmes, cilat janë risitë e AK-Invest?
Zbatimi i vazhdueshëm i risive(trajnimeve, seminareve, licencimeve të duhura) ashtu edhe pajisjeve adekuate të kohës dhe adaptimi me nevojat e tregut janë qëllimet kryesore të kompanisë. Ndërtimi i komplekseve rezidenciale (afariste dhe banesore) moderne me dizajne unike dhe të veçanta, me vendparkingje moderne, parqe sipas standardeve, kënde me lojëra për fëmijë, pishina etj…

Mesazhi i Agronit për të rinjtë?
Duhet të punojmë për të jetuar!
Të rinjtë duhet të jenë më këmbëngulës, të jenë të motivuar – profesionistë atë që e realizojnë t’i përkushtohen edhe detajeve më të vogla dhe të jenë besnik, por gjithnjë duke marrë përgjegjësi dhe duke i kërkuar edhe kushtet optimale nga punëdhënësi. Puna e palodhur mund gjithmonë talentin. Disa njerëz kanë një prirje të natyrshme për të frymëzuar dhe udhëhequr të tjerët në një mënyrë që rezulton me sukses.

Agron Nuhiu, i lindur më 02Janar, 1983, shkollën Fillore e mbaroi në ShF “Istigball”- Tetovë 1989-1997, të mesmen në shkollën Ekonomike profesionale “8 Shtatori”në Tetovë, gjenerata 1997-2001, Universitetin në EJL-së fakulitetin Administrim Biznesi (Menaxhment & Marketing ), gjenerata e parë (2001-2005), ndërsa masterin në USHT, dega Menaxhment, Agroni është i martuar, prind i dy fëmijëve, Enesit 13 vjeçar dhe vajzës Ajlin-it 9 vjeçare.

“Familja është faktori kryesor dhe shtytës për sukseset dhe sfidat e kaluara dhe të ardhmes. Falemenderim special edhe për prindërrit e mi për përkrahjen e vazhdueshme si dhe pronarin e kompanise Z-tri Azbi Ibrahimit dhe familjes së tij për mbështetjen dhe besimin e dhënë…” thuhet në profilin e Agron Nuhiut.

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori