LAJMI I FUNDIT:

Novitec transformon Lamborghini Huracan STO, 75 për qind e karrocerisë është punuar nga karboni

Novitec transformon Lamborghini Huracan STO, 75 për qind e karrocerisë është punuar nga karboni

“Trupi” atraktiv nga karboni i modelit Huracan STO nga Lamborghini – vërehet se ka “humbur disa kilogramë” dhe për këtë duhet “fajësuar” kompaninë gjermane Novitec, që merret me modifikimin e veturave.

Dy vite më parë nën reflektorë u prezantua Huracan STO, kurse në Lamborghini e patën përshkruar si “veturë sportive që mund të përdoret edhe nëpër autostrada”, pasi STO (Super Trofeo Omologata) ka më pak kilogramë dhe më shumë fuqi – që e bënë “lodrën” ideale për të kaluar pak kohë me të nëpër autostrada, transmeton Telegrafi.


Fakti që 75 për qind e karrocerisë standarde të Huracan STO është punuar nga karboni, në kompaninë gjermane Novitec kanë konstatuar se “rrobat” e karbonit mund të jenë më atraktive dhe më të lehta – kështu shumica e pjesëve i janë ndërruar dhe tani i ka nga karboni.

Janë përforcuar fellnet e aluminit prej 21-inç, e vetura mund të jetë e disponueshme në treg me 72 ngjyra të ndryshme. Në total ka një peshë prej 1.339 kilogramë dhe është mjaft e manovrueshme.

Nën kapak ka motorin 5.2 litërsh V10 që prodhon 640 kuaj-fuqi, për shpërndarjen e fuqisë motorike në rrota është montuar ndërruesi automatik prej me shtatë shpejtësi. /Telegrafi/