Derbi i xhiros së parë në Ligën Premier mes Chelseat dhe Liverpoolit është mbyllur në barazim (1-1).

Reds e nisën më mirë takimin, duke qenë më të rrezikshëm me disa raste.


Luis Diaz  dhe Alex Disasi shënua golat në këtë ndeshje, nga një për secilën skuadër.

Lojtari më i vlerësuar në fushë ishte mesfushori argjentinas i Chelseat, Enzo Fernandez  me notë 8.1.

Në anën tjetër te Liverpooli u dalluan Mac Alliser dhe Mohamed Salah me notën e njëjtë 7.4.

Më i dobëti në fushë u vlerësua Carney Chukwuemeka me notën 6.4.

Notat e lojtarëve të Chelseat dhe Liverpoolit

/Telegrafi/

telegrafi sport app