LAJMI I FUNDIT:

Not në Mal të Zi

Not në Mal të Zi

“Balkan Natural Adventure”, tur operator nga Peja ka lansuar produktin e ri turistik që përfshinë kalimin e kufirit me Malin e Zi duke notuar, një aktivitet që mund të bëhet pas ratifikimit të vijës kufitare në Kuvendin e Kosovës, në një seancë kontraverse gjatë javës së kaluar.

Produkti turistik që quhej Vizitë në Liqenat, është ribrenduar me fjalët ‘shko në Mal të Zi me not’, dhe tashmë është në web faqen e kompanisë, e cila ofron kryesisht udhëtime për turistë ndërkombëtarë në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri


Liqeni glacial që tashmë shënon kufirin zyrtarë gjendet në naltësi mbidetare 1800 metra ka një gjatësi prej 200 metrave, gjerësi prej 100 metrave, dhe ka shënuar një pikë turistike për vizitorët e Grykës së Rugovës.

Balkan Natural Advaneture operon në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri dhe ofron ecje malore ndërkufitare. Ecja më e njohur është Peaks of the Balkans, që është krijuar nga një projekt i Agjencisë Gjermane Zhvillimore dhe kalon në të tri shtetet. Kompania rregullon edhe lejet kufitare për të tri vendet.

“Si kompani kemi qëndrim neutral ndaj vijës kufitare. Kjo nuk reflekton ndjenjat e stafit dhe bashkëpuntorëve, mirëpo për kompaninë është e rëndësishme që të dihen procedurat dhe kufiri që në mënyrë që të mos komplikohet puna e organizimit të ecjeve bjeshkatare dhe shërbimit për klientë”, ka thënë Virtyt Gacaferri, CEO i kompanisë.

“Ecja në Liqenat ka qenë një produkt që e kemi ofruar me kompaninë. Ne nuk besojmë se policia do të dalë të liqeni mirëpo aty është vija kufitare. Ne deri tash kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me policinë nga të tri shtetet”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori