LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia do të vendosë ushtrinë për të mbrojtur infrastrukturën e saj të naftës dhe gazit

Norvegjia do të vendosë ushtrinë për të mbrojtur infrastrukturën e saj të naftës dhe gazit

Norvegjia do të vendosë ushtrinë e saj për të mbrojtur infrastrukturën e saj të naftës dhe gazit kundër sabotimeve të mundshme pasi disa vende thanë se dy tubacione ruse në Evropë që derdhnin gaz në Baltik ishin sulmuar, ka thënë kryeministri i këtij vendi të mërkurën.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, rrjedhjet e gazit si rezultat i sabotazhit të dyshuar të zbuluar në tubacionet Nord Stream të martën kanë tronditur tregjet e energjisë dhe kanë rritur shqetësimet e sigurisë.


Norvegjia është tani furnizuesi më i madh i gazit në Evropë dhe një furnizues kryesor global i naftës.

Ajo ka mbi 90 fusha nafte dhe gazi në det të hapur, shumica e të cilave janë të lidhura me një rrjet tubacionesh gazi që shtrihen rreth 9,000 km (5,590 milje).

“Ushtria do të jetë më e dukshme në instalimet norvegjeze të naftës dhe gazit”, citohet të ketë thënë kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë shtypi.

Sulmi do të “trajtohet së bashku me aleatët tanë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Norvegjia është anëtare e NATO-s.

Në det, Marina do të vendoset për të mbrojtur instalimet në det të hapur, ndërsa në tokë, policia mund të rrisë praninë në objekte, tha ai.

NATO dhe Bashkimi Evropian kanë theksuar nevojën për të mbrojtur infrastrukturën kritike dhe kanë paralajmëruar për një “përgjigje të fuqishme dhe të bashkuar” nëse do të ketë më shumë sulme.

Ndërkohë të hënën, Autoriteti i Sigurisë së Naftës i Norvegjisë kishte kërkuar vigjilencë më të madhe ndaj dronëve të paidentifikuar që shihen duke fluturuar pranë platformave norvegjeze të naftës dhe gazit në det të hapur, duke paralajmëruar se mund të paraqesin rrezik aksidentesh ose sulmesh të qëllimshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori