LAJMI I FUNDIT:

Norma e vendeve të lira të punës në BE arrin në 2.2%

Norma e vendeve të lira të punës në BE arrin në 2.2%

Norma e vendeve të lira të punës në tremujorin e dytë të vitit 2018 në vendet e Eurozonës ishte 2.1 për qind, më i qëndrueshëm në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2017 që ishte 1.9 për qind, ndërsa në vendet e Bashkimit Evropian (BE) ky nivel ishte 2.2 për qind në krahasim me tremujorin dytë të vitit 2017 që ishte 2 për qind.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, në Eurozonë shkalla e vendeve të lira të punës në tremujorin e dytë të vitit 2018 në industri dhe ndërtimtari ishte 1.9 për qind dhe 2.4 për qind në shërbime. Kurse në BE kjo normë ishte 2.1 për qind në industri dhe ndërtimtari dhe 2.5 për qind në shërbime.

Në mesin e shteteve anëtare për të cilat disponohen të dhëna të krahasueshme, normat më të larta të vendeve të lira të punës në tremujorin e dytë të vitit 2018 u regjistruan në Republikën Çeke me 5.4 për qind, Belgjikë me 3.5 për qind, Holandë me 3.1 për qind dhe Gjermani me 2.9 për qind. Në të kundërt, normat më të ulëta janë vërejtur në Greqi me 0.7 për qind, Bullgari, Spanjë dhe Portugali me 0.9 për qind.

Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, norma e vendeve të lira të punës në tremujorin e dytë të vitit 2018 mbeti e qëndrueshme në Danimarkë, Irlandë, Greqi, Lituani, Maltë, Portugali dhe Rumani, por ra në Estoni. Rritjet më të mëdha u regjistruan në Republikën Çeke me 1.8 pikë përqindje, Letoni me 0.8 pikë përqindje, Qipro me 0.6 pikë përqindje, Hungari, Holandë dhe Finlandë me 0.5 pikë përqindje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori