Këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi krahas projekteve muzikore është mjaft aktive edhe në rrjete sociale.

Nora e cila njihet edhe për fizikun joshëse kujdeset që në secilën paraqitje të shfaqet e kuruar deri në detajin e fundit.


Njëjtë ka ndodhur edhe në fotosesion e radhës që ndau me fansat e saj në Instagram teksa mori vëmendje me elegancën dhe stilin me shije.

hjkhkhjkhk Foto: Nora Istrefi/Instagram

Këngëtarja pozoi për disa imazhe e veshur me një kostum gri që përbëhen nga korse dhe pantallona të gjerë.

Për të kompletuar pamjen, Istrefi vendosi aksesor ndërsa shihet me makijazh të theksuar me nuanca nude.

hkjkhkhkh Foto: Nora Istrefi/Instagram

Reagimet e fansave dhe miqve të saj ishin të shumta në hapësirën e komenteve teksa edhe mori mijëra pëlqime në pak minuta.

Ndryshe, kujtojmë që Nora aktualisht po shijon suksesin e këngën “Ciao” që e solli të shoqëruar edhe me videoklip, i cili ka grumbulluar afro pesë milionë klikime në YouTube.

sdfsdfsfs Foto: Nora Istrefi/Instagram

Ndërkohë, thuhet se këngëtarja është drejt finalizimit të një projekti të ri që këtë herë do të jetë bashkëpunim. /Telegrafi/

Screenshot 4 20 Foto: Nora Istrefi/Instagram