Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, shquhet për finesën dhe elegancën e saj skenike.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat e saj fotografi të ndryshme nga përditshmëria.


Së fundmi, Nora ka publikuar disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft elegante me një fustan të verdhë.

noraistrefi 118742117 333385787854985 2407575552846180799 n

Këngëtarja ka vënë në pah linjat e saj atraktive trupore, për të cilat tregohet gjithnjë e kujdesshme që të ndjekë me rregull ushtrimet në palestër.

Për ta bërë fotosesionin edhe më interesant, Istrefi ka pozuar pranë një veture luksoze në lagjen “Marigona”, ku edhe jeton.

noraistrefi 118706395 321965065588747 7965310279492323020 n

Nora ka kohë që nuk ka publikuar për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, teksa është më e angazhuar në punën e saj të re si influencuese në rrjetet sociale. /Telegrafi/

noraistrefi 118694197 145619347224224 7019425282417075295 n