LAJMI I FUNDIT:

Nook Color nxit shitjen e shitjes së gazetave e revistave digjitale

Nook Color nxit shitjen e shitjes së gazetave e revistave digjitale

Barnes & Noble pohon se me anë të shërbimit të vet Nook newsstand ka shitur 650.000 parapagime për kopjet e revistave dhe gazetave të caktuara digjitale.

Barnes & Noble ka njoftuar se pas lansimit të lexuesit të vet të librave elektronike me ngjyrë, Nook Color, interesi për botimet digjitale të revistave dhe gazetave është rritur shumëfish.


Në kompani theksojnë se shitja e botimeve periodike me anë të shërbimit Nook newsstand ka tejkaluar pritjet, respektivisht janë shitur 650.000 parapagime për kopjet e revistave dhe gazetave të caktuara digjitale. Në të njëjtën kohë theksohet se që prej Krishtlindjeve përdoruesit e Nook kanë porositur 150 për qind parapagime për revista e gazetave sesa që kanë bërë gjatë 12 muajve të fundit.

Aktualisht me anë të shërbimit Nook newsstand ofrohen rreth 120 revista e gazeta, e në mesin e revistave më të shitura janë Us Weekly, Cosmopolitan, National Geographic, e Reader’s Digest, derisa në mesin e gazetave më të popullarizuara janë USA Today, The New York Times e The Wall Street Journal. /Telegrafi/