Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, në takimin me intelektualët, ka folur për shpalljen non grata nga ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar duke i sfiduar që nëse del një fakt i vetëm për të cilat akuzohet ai do t’i thotë lamtumirë politikës.
“Më 20 maj të 2021, unë në një sallë në këtë hotel kam dalë, s’kisha menduar kurrë se do të sfidoja ndonjëherë sekretarin e SHBA, kurrë, por meqenëse ai kishte firmosur një akt në të cilën unë kisha bindjen absolute se nuk qëndronte asnjë fakt, dola dhe i thashë paraqit çdo fakt, përndryshe do të shkoj në gjykatë. Do shkoj në gjykatë se nuk ke, nuk mund të gjesh dhe s’do të gjesh kurrë asnjë fakt për mua dhe as për fëmijët e mi”.
“Unë kam qenë i këtij kodi dhe sot pas 15 muajsh më gjithë check up-in universal, se kam edhe unë miqtë e mi, kanë gjetur zero. Megjithatë unë vazhdoj të them, një fakt të vetëm po sollët unë i them mirupafshim politikës dhe çdo vendim tjetër. Por, të pranoj një të pavërtetë për të vërtetë, kurrë. E ka thënë Galileo dhe s’mund ta bëjë njeriu i qytetëruar kurrë”, tha ai, shkruan A2 CNN.
Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se vendimi për shpalljen non grata të tij nga Mbretëria e Bashkuar është servirur nga Tirana, ndërsa theksoi se gjithë jetën e tij ka bërë betejë me krimin e kriminelët.
“Të vjen turp ta tregosh. Nuk e kam lexuar askund në romane. Kam patur vetëm një rast në jetën time, i ngjashëm. Merret një qytetar i një shteti tjetër, ka rastisur të jetë qytetar i Mbretërisë së Bashkuar, i padënuar, i pandëshkuar kurrë në jetën e tij në atë vend. Shpallet fajtor dhe ai faj përdoret për të më sanksionuar mua. Nuk ka gjë më korruptive mbi tokë. Këtë ju garantoj që s’mund ta bëjnë ministrat e Mbretërisë së Bashkuar kurrë. Ky është një mashtrim korruptiv. Thoshte dikush e kanë hallin te Ballkani i Hapur, se është anti-serb etj. Jo, nuk ka ministër në qeverinë britanike që mund të përdorë shtetasin e tij të pafajshëm, ta fajësojë atë për t’i ngjitur fajin një tjetri”.
“A ka njeri të qytetëruar mbi tokë që mund ta pranojë këtë? Kurrë. Ndaj dhe unë nuk i jap as tone nacionaliste, asgjë, mbaj raportin me të vërtetën. Nuk kam lexuar ndonjë rast të tillë. Asnjë shembull nuk jep, të tjerat janë deklaratat e Taulant Ballës. Shembull konkret thotë e ke pasuruar dhe e ke mbrojtur. Ai s’ka marrë asnjë qindarkë. Është hetuar nga Ina Rama dhe ka dalë i pafajshëm. Nuk gjendet në Londër kjo, gjendet në Tiranë. Londra është një elitë në tërësi e nivelit shumë të lartë, u serviret që këtej. Unë vazhdoj i paimpresionuar, duke theksuar se cilado qeveri e globit të paraqesë një fakt, një provë të vetme për atë çka flet. Të thuash unë lidhje me krimin? Unë që gjithë jetën time kam bërë betejë nga më të mërzitshmet se nuk më shkon të kap emra Shullazi këta e këta, por e bëja për t’i trysnuar, sepse ata trysnonin njerëzit. Ky problem nuk më pengon”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një i mitur nga Shkupi denoncohet për dhunë ndaj nënës dhe vëllait të tij
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Agjencia dgjitale: Rreziqet e mosformimit dhe nevoja për mbrojtje kibernetike në RMV
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak