LAJMI I FUNDIT:

Nokia nuk do të ndryshojë asgjë në Windows Phone 7?

Nokia nuk do të ndryshojë asgjë në Windows Phone 7?

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Nokia, Stephen Elop gjatë prezantimit të tij në ngjarjen maratonë të kompanisë së tij të quajtur Capital Markets Day, ka thënë se Nokia e ka mundësinë e personalizimit të telefonave të saj në platformën e Microsoft, Windows Phone 7, mirëpo që nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Në vend të kësaj, Nokia do të jetë shumë e kujdesshme në mirëmbajtjen e kompatibilitetit të saj, ndërsa nuk do të kërkojë ta ndryshojë shumë sistemin operativ të partnerit të saj, Microsoft.

Mirëpo, lejimi i ndryshimeve për kompaninë Nokia, është një ndërrim i qëndrimeve për Microsoft, e cila nuk e pati lejuar prodhuesin e njohur tajvanez, kompaninë HTC të inkuadrojë softuerin e saj HTC Sense në telefonat që kjo e fundit i pati dedikuar për Windows Phone 7.

Në ndërkohë, mbetet të shihet se sa interesant do të jenë telefonat e mençur Nokia të cilët do të bazohen në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone 7.

A do ta blinit ju një të tillë, edhe pse ndoshta jeni mësuar të punoni në Symbian. Na shkruani komentet tuaja. / Telegrafi /