LAJMI I FUNDIT:

Nokia dhe Samsung zgjerojnë marrëveshjen e patentave për licencë të ndërsjellë

Nokia dhe Samsung zgjerojnë marrëveshjen e patentave për licencë të ndërsjellë

Nokia dhe Samsung kanë arritur një marrëveshje të re për teknologjinë e patentave 5G, e cila do të bëjë që gjigandi korean i teknologjisë të përdorë “shpikjet themelore të Nokia-s në teknologjinë 5G dhe teknologji të tjera”.

Dy kompanitë nënshkruan më parë një marrëveshje të ngjashme, e cila skadoi në fund të vitit 2022.


“Samsung është një lider në industrinë e smartfonëve dhe ne jemi të kënaqur që kemi arritur një marrëveshje miqësore me ta”, tha Jenni Lukander, presidente e Nokia Technologies, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

“Marrëveshja u jep të dyja kompanive lirinë për të sjellë inovacion dhe pasqyron forcën e portfolios të patentave të Nokia-s, investimet e bëra prej dekadash në departamentin për studim dhe zhvillim dhe kontributet në standardet celulare dhe teknologjitë e tjera”, shtoi ajo ndër të tjera.

Marrëveshja e re do të bëjë që Samsung t’i bëjë pagesat e e të drejtave të Nokia-s gjatë një periudhe shumëvjeçare me datën e fillimit më 1 janar 2023. Kushtet aktuale të marrëveshjes mbeten konfidenciale.

Nokia aktualisht mban mbi 20,000 patenta me 4,500 që konsiderohen thelbësore për teknologjinë 5G. Kompania ka investuar mbi 130 miliardë euro në Kërkim dhe Zhvillim që nga viti 2000. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Bien Facebook, Instagram e Threads

Bien Facebook, Instagram e Threads

Teknologji
Kalo në kategori