Noizy kujton të shkuarën në Torino: Dikur babai im ka emigruar këtu

Reperi i njohur Noizy, vazhdon të jetë shumë aktiv në muzikë me prurje e koncerte të shumta.
Së fundmi, ai solli këngën e tij më të re "Colpo Grosso", në bashkëpunim me Snik, Capo Plaza dhe Gue Pqeueno.
Kënga u prit mirë, teksa reperi shqiptar po vazhdon të jetë shumë aktiv me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.
Së fundmi, Noizy ka mbajtur një koncert për fansat e tij në Torino të Italisë, ku është pritur mirë nga mijëra të pranishëm.
Ai publikoi një fotografi në InstaStory, duke treguar lidhjen e veçantë që ka me qytetin e Torinos - vend ky në të cilin babai i tij, bashkimi, kishte emigruar dikur.
“Sonte në Torino…Dikur Babai im ka emigruar këtu në vitin 1991 për disa vite”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/10/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate































































