LAJMI I FUNDIT:

Nobelistja, serbëve në Beograd: Serbia ndërtoi varreza në vend të qyteteve, është dashur të mundet me bomba e jo fjalë! (Video)

Nobelistja, serbëve në Beograd: Serbia ndërtoi varreza në vend të qyteteve, është dashur të mundet me bomba e jo fjalë! (Video)
Hertha Muller poses for a photograph at the Hotel Santa Clara at the HAy Festival Cartagena on January 24, 2013

Mysafirja më e famshme e Panairit të 62-të Ndërkombëtar të Librit në Beograd, ishte shkrimtarja gjermane dhe fituesja e Çmimin Nobel për Letërsi, Herta Muller.

Përveç që prezantoi përkthimet e librave të saj, ajo ka marrë pjesë edhe në debatin ku temë qendrore ishte shpërthimi i nacionalizmit në ish-Jugosllavi dhe ringjallja e diktaturës në Evropë. Por, gjërat që tha nuk u pëlqyen serbëve, për çka kishte edhe reagime.


“Millosheviqi ka mundur të gjunjëzohet veç me bomba”, ka thënë ajo, transmeton Telegrafi. “Serbia vetes i solli të ligat dhe banorët duhet të jetojnë me të vërtetën se vetes i sollën vuajtje”.

Serbët ia kujtuan qëndrimin që ajo shprehu më 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s. Muller në një ese atëherë kishte shkruar se nuk e kupton qëndrimin arrogant të Serbisë kundrejt NATO-s dhe se Sllobodan Millosheviqi duhet të ndalet përgjithmonë.

“Ai i cili për nëntë vite udhëheq katër luftëra dhe i cili në mënyrë pragmatike ndërton varrezat si qytetet, ai nuk mund të mundet me fjalë”, ka shkruar atëherë ajo, por të njëjtën e mendon edhe sot.

“Kosovës dhe Bosnjës i janë bërë aq të këqija me atë nacionalizëm të tmerrshëm”, shprehet shkrimtarja e njohur. “Nuk e kam pritur këtë nga një shtet si Jugosllavia që për ne ishte si një gjysmë Parajsë (Muller është gjermane nga Rumania ku nën regjimin e Nicolae Ceaucescu jetoi deri më 1987)”.

Në replikën se Millosheviqi nuk u përmbysë nga NATO po nga serbët në rrugët e Beogradit, ajo shtoi se familja e tij jeton në Rusi ku i pret mirë Vladimir Putini.

“Ky është një pozicion mashtrues. Politika e Putinit është ekspansioniste”, ka thënë ajo, duke ngjallur reagime tjera. “Putini po përzihet dhe do të kthejë gjërat në dobi të tij. Ky është parimi i shërbimeve sekrete”.

Nobelistja tha se nuk është pacifiste, ndaj shton se intervenimi ushtarak është qëndrim moral dhe njerëzor.

Herta Muller u lind më 1953 në pjesën rumune të Banatit. Nga viti 1987 jeton në Berlin. Çmimin Nobel për Letërsi e ka fituar më 2009. Në shumë prej veprave të saj ka përshkruar jetën rurale dhe shtypjen brutale në Rumaninë nën diktatorin Causescu. Babai i saj gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjesëtar i njësitit nazist SS. Ndonëse “ajo nuk është si babai i saj” dhe se “nuk pajtohet me atë që ai ishte”, shprehet se përherë duhet të sqarohet për të. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori