Qyteti i Nju Jorkut, dikur epiqendër e pandemisë COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, nga sot do të lehtësojë disa masa të izolimit.
Dy muaj më herët atje, qindra njerëz në ditë kanë humbur jetën nga sëmundja që e shkakton Coronavirusi.
Numri i rasteve të reja në ditë ka rënë tani në rreth 500 dhe zyrtarët thonë se kjo shifër, e shoqëruar me rënien e vazhdueshme të numrit të viktimave, bën që disa biznese, përfshirë prodhimin, ndërtimin dhe shitjet me shumicë dhe pakicë, të rihapen.
Rreth 400 mijë njerëz pritet të kthehen në vendet e punës në fazën e parë të rihapjes së qytetit, i cili ka humbur mbi 22 mijë njerëz nga COVID-19.
Por, në anën tjetër të botës, në Mbretërinë e Bashkuar, nga sot hyjnë në fuqi masa të reja izolimi kundër Coronavirusit, të cilat kanë të bëjnë me kufizimin e udhëtimeve.
Masat synojnë të parandalojë valën e dytë të infektuarve nga jashtë. Por, British Airways dhe linja të tjera ajrore kanë filluar procedurat ligjore kundër Qeverisë britanike, për shkak të, siç kanë thënë, hapave “joproporcionalë dhe të padrejtë”.
Politika do të zbatohet si për banorët, ashtu edhe për vizitorët, me disa përjashtime për drejtuesit e kamionëve, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit që udhëtojnë nga Irlanda dhe që kanë qenë atje për së paku dy javë.
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se rregullat e reja kanë kuptim, sepse “përqindja e infeksioneve që vijnë nga jashtë rritet”, derisa rastet brenda Britanisë bien.
“Duhet të ndërmarrim një qasje që nis me kujdes”, tha ai për Sky News.
Për të hyrë në Britani me aeroplan, tren, makinë ose anije, udhëtarët duhet të japin detaje për udhëtimin e tyre dhe adresën ku do të vetizolohen.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri botëror i të infektuarve nga Coronavirusi ka kaluar tashmë shtatë milionë – prej tyre mbi tre milionë janë shëruar dhe mbi 402 mijë kanë vdekur.
Të dhënat po ashtu tregojnë se numri i rasteve po rritet shpejt në Amerikën Latine.
Presidenti i Guatemalës, Alejandro Giammattei, tha se 18 punonjës të zyrës së tij kanë dalë pozitivë në testet për Coronavirus dhe se ai do të punojë nga distanca.
Giammattei tha në një adresim televiziv se ai dhe nënpresidenti janë testuar dhe se nuk kanë Coronavirus.
Ky vend i Amerikës Qendrore ka regjistruar mbi 7 mijë të infektuar dhe 252 viktima.
Zhvendosja e virusit në botën në zhvillim vjen në kohën kur Azia Lindore dhe Evropa raportojnë për rënie të vazhdueshme të numrit të të infektuarve dhe viktimave.
Shumë vende në Evropë që janë goditur rëndë, kanë rihapur tashmë ekonomitë, ndërsa janë duke planifikuar rihapjen e plotë të kufijve. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre