LAJMI I FUNDIT:

Njohja nga Trump e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, vjen paralajmërimi i Departamentit amerikan të Shtetit

Njohja nga Trump e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, vjen paralajmërimi i Departamentit amerikan të Shtetit

Presidenti amerikan Donald Trump përmbysi një politikë disa dekadëshe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke njohur zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, pavarësisht paralajmërimeve nga e gjithë bota se ky veprim do të nxiste trazira mes izraelitëve dhe palestinezëve në Lindjen e Mesme.

Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se administrata e tij do të nisë edhe procesin e transferimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që pritet të marrë disa vite kohë.

Trump e quajti vendimin e tij si një hap “tejet të vonuar” për të avancuar procesin e paqes.

“Kam vendosur se ka ardhur koha që ta njohim zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit”, tha Trump. “Edhe pse presidentët e mëparshëm e kanë pasur një nga premtimet kryesore të fushatave të tyre presidenciale, ata të gjithë kanë dështuar të ecin më tej. Sot unë po e hedh këtë hap”.

Trump vepron kështu bazuar mbi ligjin e vitit 1995, që u kërkon Shteteve të Bashkuara të transferojnë Ambasadën e tyre në Jerusalem.

Paraardhësit e tij, nga Bill Clinton, George W. Bush e deri te Barack Obama ishin tërhequr nga ky vendim për të mos përflakur më tej tensionet në Lindjen e Mesme.

Ndihmësit e Trump pretendojnë se kjo lëvizje reflekton realitetin e Jerusalemit, si qendra e besimit hebre dhe faktin se qyteti është seli e qeverisë izraelite.

Ndërkohë, një i dërguar palestinez tha se vendimi i Trumpit ishte një “deklaratë lufte” për Lindjen e Mesme.

Papa Françesku gjithashtu kishte bërë thirrje që të respektohej “status quo”-ja e Jerusalemit, pasi sipas tij tensionet e mëtejshme në këtë rajon do të nxisnin konflikte në mbarë botën.

Edhe Kina e Rusia shprehën shqetësim mbi planet e Trump, sepse sipas tyre do të përkeqësojnë armiqësitë në Lindjen e Mesme.

Pak më herët nga fjalimi i Trump, përcjell tch, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se u kishte nisur këtë të mërkurë një kabllogram të gjitha përfaqësive diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës anembanë botës, ku iu kërkohet zyrtarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme drejt Izraelit, Jerusalemit apo Bregut Perëndimor deri më 20 dhjetor.

Lajmi u publikua nga agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila ka mundur të disponojë një kopje të kabllogramit.

“Ambasada e Tel Avivit dhe Konsullata e Përgjithshme e Jerusalemit u kërkon vizitorëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme drejt Izraelit, Jerusalemit apo Bregut Perëndimor, nga data 4 dhjetor deri më 20 dhjetor 2017”, thuhet në kabllogram, ku megjithatë nuk specifikohet arsyeja e kësaj kërkese.

Një gjë e tillë është fort e kuptueshme që ka lidhje me tensionimin e situatës në Lindjen e Mesme, pas njohjes zyrtare të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Fjalimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë do të pasohet nga një tjetër fjalim i kreut të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori