LAJMI I FUNDIT:

Njohja e patentë shoferëve në Gjermani, Ambasada e Kosovës njofton se ka filluar procesi i konvertimit të tyre

Njohja e patentë shoferëve në Gjermani, Ambasada e Kosovës njofton se ka filluar procesi i konvertimit të tyre

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dalë me një njoftim sa i përket çështjes së patentë shoferëve.

Ambasada ka njoftuar se pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve të Republikës së Kosovës në Gjermani, tashmë ka filluar procesi i konvertimit të tyre në të gjitha landet gjermane.


“Me qëllim të përshpejtimit të procesit të verifikimit të patentë shoferëve, dëshirojmë t`ju informojmë se, gjashtë misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (përkatësisht në Berlin, në Dusseldorf, në Frankfurt, në Hamburg, në Munchen dhe në Stuttgart), kanë filluar verifikimin e patentë shoferëve për shtetasit e Kosovës, konkretisht lëshimin e vërtetimeve përmes së cilëve vërtetohet marrja e patentë shoferëve në procedurë të rregullt në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më tej bëhet e ditur se në rast se qytetarët aplikojnë për konvertim të patentë shoferit tek institucionet kompetente gjermane (Führerscheinstelle), atëherë ky verifikim bëhet përmes komunikimit zyrtar (me e-mail) ndërmjet dy institucioneve kompetente (Führerscheinstelle dhe misionit konsullor), këtë shërbim misionet konsullore e kryejnë pa pagesë.

“Ndërsa, qytetarët të cilët dëshirojnë të pajisen paraprakisht me vërtetim, atëherë misionet konsullore të Republikës së Kosovës do të lëshojnë një vërtetim të tillë, përmes të cilit dëshmohet marrja e patentë shoferit në procedurë të rregullt në Kosovë. Për këtë shërbim duhet paraprakisht të bëni termin në misionet konsullore. Lëshimi i këtij vërtetimi do të kushtojë 20 euro”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori