LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare: Qeveria e Kosovës të fokusohet në lobim për liberalizim të vizave

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare: Qeveria e Kosovës të fokusohet në lobim për liberalizim të vizave
Foto: Ilustirm

Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por një gjë e tillë nuk po ndodhë. Njohësit e çështjeve politike këtë po e konsiderojnë të padrejtë.

Megjithatë ata thonë se duhet të vazhdohet me dialog dhe lobim tek shtetet anëtare të BE-së.


Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, thotë për RTV Dukagjinin se progresi në dialog është kyç sa  përket liberalizimit të vizave, marrjes së statusit kandidat për BE, qoftë edhe për avancimit tonë në organizatat multiralerale, siç janë OKB dhe NATO.

“Prandaj rëndësia e tij [dialogut] nuk bën të mbivlerësohet”, tha Shasha, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avni Mazreku, po i sheh vendet anëtare të BE-së faktorin kryesor për mos liberalizimin e vizave, e jo Kosovën, apo mos plotësimin e kritereve.

“Çështja e liberalizimit të vizave është tërësisht kontekst i funksionimit të Bashkimit Evropian. E, që në këtë rast tregon fragjilitetin e saj në kuptimin e vendim marrjes politike në BE. Kosova, sa i përket kritereve, siç quhen teknokratike i ka plotësuar të gjitha kriteret. Këtë nuk po e themi ne por e ka thënë një organ i BE-së, që është Komisioni Evropian, që është organi kompetent ta vlerësojë një shtet nëse i ka përmbushur ato kritere, ose jo”, tha Mazreku.

Ndryshe, Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në Zonën Schengen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori