LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e integrimeve evropiane: Liberalizmi i vizave për Kosovën jashtë agjendës së BE-së deri në nëntor (Video)

Njohësit e integrimeve evropiane: Liberalizmi i vizave për Kosovën jashtë agjendës së BE-së deri në nëntor (Video)

Përkundër fakti se kryeministri Ramush Haradinaj uroi kosovarët për liberalizim të vizave, njohësit e proceseve të integrimeve evropiane në vendin tonë, thonë se deri në muajin nëntor BE nuk do të ketë kohë për këtë çështje. Madje thonë se nëse partitë e djathta dominojnë në zgjedhjet e majit për Parlamentin Evropian atëherë gjasat për liberalizim përkeqësohen.

Nëse partitë e djathta në Evropë arrijnë të kenë përfaqësim të madh në Parlamentin Evropian, në zgjedhjet që do të mbahen me 23 deri me 26 maj, atëherë kjo do të paraqesë shqetësim për Ballkanin Perëndimor, e në veçanti për Kosovën.


Sipas njohëses së Integrimeve evropiane, Donika Emini, nëse ato fryma politike fitojnë, atëherë edhe rrjedha e liberalizmit të vizave për vendin tonë nuk dihet si do të shkojë.

“Në shumë vende të Bashkimit Evropian ka rritje të mëdha të lëvizjeve të djathta, që janë kundër migrimit, sidomos, e kjo do të shkaktojë shqetësime shumë të mëdha në raport me Kosovën. Në raport me Ballkanin Perëndimor Kosova e ka situatën edhe më komplekse, pasi ende nuk ka liberalizim të vizave. Nëse ia dalin lëvizjet e djathta të fitojnë shumicën në PE, nuk e di çfarë rrjedhe do të merr çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha për RTV Dukagjinin, Donika Emini.

Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, shprehet se nga maji e deri në 1 nëntor i gjithë fokusi i BE-së do të jetë në konsolidimin e institucioneve të reja. E në këtë rast fokus të pakët deri në atë kohë do të ketë edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Nga 23-26 maji deri më 1 nëntor e gjithë vëmendja politike e institucioneve të Bashkimit Evropian do të jetë në konstituimin e parlamentit të ri, që do të del pas zgjedhjeve dhe inaugurimin e përbërjes së re të Komisionit Evropian që do të fillojë punën me 1 nëntor të këtij viti. Në gjithë këtë ambient politik do të këtë shumë më pak vëmendje për procese të tjera më pak të rëndësishme për Bashkimin Evropian, siç është edhe çështja e liberalizimit të vizave”, tha Demush Shasha, përcjell Telegrafi.

Procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe BE ka filluar në vitin 2012, por që ende si proces nuk është finalizuar.

Ndryshe në këto zgjedhe parlamentarr të drejtë votë kanë mbi  300 milion banorë, dhe do të kenë mundësi të zgjedhin mbi 700 përfaqësues të tyre në PE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori