LAJMI I FUNDIT:

Njoftim zyrtar nga MEKA Halal Food – kujdes nga mashtrimet në tregun e Shqipërisë

Njoftim zyrtar nga MEKA Halal Food – kujdes nga mashtrimet në tregun e Shqipërisë

MEKA Halal Food, një prej prodhuesve më të njohur në fushën e ushqimeve hallall, ka lëshuar  njoftim të rëndësishëm për konsumatorët e saj në Shqipëri. Kompania ka konfirmuar se aktualisht asnjë nga produktet e saj nuk janë të disponueshme për shitje në tregun e Shqipërisë.

Duke adresuar këtë çështje që ka ngritur shqetësime për cilësinë e produkteve që janë ofruar në emër të MEKA-s, njoftimi thekson se çdo subjekt që pretendon të përfaqësojë MEKA Halal Food ose të shesë produktet e saj në Shqipëri është në fakt i paautorizuar dhe veprimet e tyre janë të paligjshme dhe mashtruese. 

Nga MEKA Halal Food u bëjnë thirrje konsumatorëve të mos bien pre e individëve ose grupeve që përfitojnë në mënyrë të padrejtë nga emri dhe besueshmëria e kompanisë. MEKA është e përkushtuar ndaj sigurisë dhe kënaqësisë së klientëve të saj dhe po punon ngushtë me autoritetet për të adresuar këtë problem. 

“Kujdes!! Aktualisht në tregun e Shqipërisë nuk ka produkte Meka Halal Food! Të gjithë ata që paraqiten në emër të kompanisë tonë, ta keni parasysh se janë mashtrues!”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e tyre. 

Për të evituar çdo keqkuptim dhe për të garantuar transparencën, MEKA Halal Food do të bëjë njoftime zyrtare përmes kanaleve të saj të komunikimit sapo produktet e tyre të jenë të disponueshme në tregun e Shqipërisë.  

“Në momentin që rikthehemi në tregun shqiptar, ju njoftojmë paraprakisht”, përfundon njoftimi i MEKA Halal Food. 

Konsumatorët dhe bashkëpunëtorët e MEKA Halal Food inkurajohen të mbajnë lidhje vetëm me burimet zyrtare të informacionit të kompanisë për njoftimet e ardhshme.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori