Në suaza të zgjedhjeve lokale, përveç kandidatëve për të parin e komunave, në garë janë edhe kandidatët për këshill komunal.

Fisnik Mela është në këtë garë, si përzgjedhje e sektorit civil në bashkëpunim me rininë e kësaj komune. Mela në marrëveshje me Lëvizjen Besa është bartës i listës së këshilltarëve komunal.


Ai është magjistër në shkencat kompjuterike dhe para të pranishmëve në ditën e dielë premtoi transparencë qytetare, ndryshim rrënjësor në ekonominë e komunës dhe ndryshime në administratën e qytetit.

Mela zotohet për transparencë në Komunën e Dibrës.