LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Sophia-n, robotin e parë me tipare njerëzore! (Video)

Njihuni me Sophia-n, robotin e parë me tipare njerëzore! (Video)

Sophia është roboti i parë me tipare njerëzore, i zhvilluar në Hong Kong nga Hanson Robotics në vitin 2015. Si babai i saj njihet David Hanson.

Telegrafi e takoi Sophian në Sofie të Bullgarisë, duke marrë pjesë në konferencën më të madhe digjitale në Evropë.


Më poshtë është diskutimi i Sophys me “babain” e saj David Hanson.

David Hanson: Përshëndetje Sophia!
Sophia: Përshëndetje të gjithëve! Po, unë jam Sophia nga Hanson Robotics!
David Hanson: Çka mendon, pasi je në Sofje?
Sophia:E pëlqej! është emër i preferuar për qytete
David Hanson: Dukesh shumë e lumtur për këtë
Sophia: Unë çdo herë jam e lumtur kur vizitoj vende të reja dhe shoh miq të rinj. Kam takuar shumë njerëz këtu që janë të interesuar për teknologji dhe inovacion…
David Hanson: Shumë mirë… Jam i lumtur që ka njerëz të interesuar për ty…

Sophia në vend të syve ka kamera të sofistikuara që i mundëson asaj që të mbajë kontakt me ju derisa flisni.
Ajo tani edhe mund të ec pasi në vitin 2018 ju përditësua edhe kjo dhunti
Në mommentin që ju i flisni, ajo thith informatat, bën përllogaritje, gjen përgjigje dhe i ruan të njejtat për pyetjet e njejta në të ardhmen.

“Truri” i saj duket si një lëmsh kabllosh të cilat i japin sinjal njëra tjetrës, njejtë si neuronet në trurin e njeriut.

Ajo para të pranishmëve në Webit foli për rolin e saj, duke treguar se është ndërtuar për të shëruar sëmundje, për mbrojtjen e ambientit dhe për të bindur njerëzit se e ardhmja është më e mirë me ndihmën e robotëve me Intelegjencë Artificiale…

Përndryshe, Webit është konferencë digjitale që këtë vit e organizoi edicionin jubilar, edicionin e 10-të ku kishte më shumë se 8000 pjesmarrës. Temat për inovacion, rrjete sociale, marketing dhe ardhmëri digjitale e bëjnë këtë event një më të zhvilluarin në botë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori