LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me shenjat paralajmëruese të vetëvrasjes

Njihuni me shenjat paralajmëruese të vetëvrasjes

Depresioni luan rol të madh në rrezikun për të kryer vetëvrasje. Çdo njeri i cili shprehë mendime vetëvrasëse apo qëllime të tilla duhet të merret me shumë seriozitet.

Mos hezitoni t’i lajmëroni edhe tjerët kur dyshoni se dikush është thellësisht në depresion dhe mund të ketë tendenca për të kryer vetëvrasje, transmeton Telegrafi.

Mënyra më e mirë për ta ulur rrezikun e vetëvrasjes është duke i njohur faktorët e rrezikut dhe duke i njohur shenjat e vetëvrasjes.

SA E PËRHAPUR ËSHTË VETËRASJA?

Në vitin 2014, i cili është viti i fundit ku janë marrë statistika të personave që kanë kryer vetëvrasje, vdekja nga vetëvrasja ka qenë shkaktari nr. 10 i vdekjeve në SHBA. Atë vit, kishin qenë përafërsisht 43.000 vetëvrasje dhe 1.3 milionë tentime për të kryer vetëvrasje.

Vetëvrasja është shkaktari i dytë kryesor i vdekjeve te njerëzit e moshave 10 deri 34 vjet.

Meshkujt janë katërfish më të prirë sesa gratë të kryejnë vetëvrasje, ku në 78 për qind të rasteve të vetëvrasjeve kanë qenë meshkuj.

A KA FAKTORË RREZIKU QË NDIKOJNË QË DIKUSH TË KRYEJË VETËVRASJE?

Faktorët e rrezikut mund të dallojnë varësisht nga mosha, gjinia apo grupi etnik. Mbi 90 për qind e njerëzve që vdesin nga vetëvrasja kanë depresion klinik apo ndonjë çrregullim tjetër mendor. Shumë shpesh ndodh që njerëzit të cilët vdesin si pasojë e vetëvrasjes të kenë problem me abuzimin me alkool apo substanca tjera.

Faktorë tjerë të rrezikut përfshijnë: tentime të mëhershme për vetëvrasje, histori familjare të çrregullimeve mendore apo abuzimit me substanca, histori familjare të vetëvrasjes, dhunë në familje, etj.

A KA SHENJË PARALAJMËRUESE TE DIKUSH QË DËSHIRON TË KRYEJË VETËVRASJE?

Po, ka shenja të tilla, dhe ato përfshijnë:

– Kur dikush gjithmonë flet apo mendon për vdekjen

– Kur dikush është i diagnostikuar me depresion klinik – ka humbje interesi, pikëllim të thellë dhe probleme me gjumin

– Kur ka “dëshirën për të vdekur” dhe e provon fatin duke bërë gjëra të rrezikshme të cilat mund ta shpijnë te vdekja, si vozitja e shpejtë

– Kur ka humbje interesi në gjërat për të cilat dikur ka pasur pasion

– Kur i viziton apo thërret njerëzit për t’u thënë lamtumirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori